Diskutohet për marrëveshje, Patozi thumbon demokratët

Ditën e sotme tryeza për Reformën Zgjedhore mblodhi Oerd Bylykbashin në emër të PD, Petrit Vasilin në emër të LSI-së, Damian Gjiknurin, bashkëkryetar i Komisionit të Posacëm dhe Rudina Hajdarin.

Teksa pritet një marrëveshje, nuk ka munguar dhe reagimi ironik i Astrit Patozit.

“Përshëndes dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës, që i hapi rrugë dialogut kontruktiv mes maxhorancës me opozitën”, shkruan Astrit Patozi në Facebook.

Postimi i plotë
“Më në fund një lajm i shumëpritur për qytetarët shqiptarë. Përshëndes dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës, kryeministrit të qeverisë së krimit dhe të drogës, që i hapi rrugë dialogut kontruktiv mes maxhorancës me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare për të mirën e Shqipërisë. Që prej sot gjithçka është e mundur…”,


Shtuar 14.01.2020 13:09