Benzi luksoz del nga rruga në Lezhë, përfundon i shkrumbuar në flakë

Një Benz luksoz ka dalë nga rruga mëngjesin e sotëm në zonën e Balldrenit.

Mercedes Benzi ka humnbur kontrollin duke përfunduar në një cep të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mengjesit në superstradën Lezhë-Shkodër.

Nga aksidenti fatmiresisht nuk ka persona te lenduar, pasi drejtuesi i mjetit ka dale para se makina me benzine te perfshihet nga flaket dhe të shkrumbohet me shpejtësi.

Shpejtësia dhe lagështira në rrugë dyshohet të jetë bërë shkak per aksidentin.


Shtuar 29.01.2020 08:03