Bashkëpunim mes vëllezërish?! Shpallet në kërkim një tjetër i ri për vrasjen që tronditi Shkodrën

Detaje të reja zbardhen nga atentati në Shkodër ku mbrëmjen e së hënës mbeti i vrarë 23-vjeçari, Gledis Kraja.

Sipas policisë, në kërkim është shpallur Stjuart Smakaj, vëllai i autorit të dyshuar të krimit, Sebastjan Smakajt, i dyshuar për bashkëpunim.

Kujtojmë se Kraja fillimisht mbeti i plagosur dhe ndërroi jetë në spitalin rajonal të Shkodrës për shkak të plagëve të marra.


Shtuar 18.08.2020 07:48