Urimi për Gigin ishte i veçantë? Prisni të shihni dhuratën që Dua i ka bërë kunatës (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme, modelja Gigi Hadid festoi 25-vjetorin e saj të lindjes.

Megjithëse në karantinë, për modelen nuk mungoi dashuria dhe urimet e shumta në rrjete sociale, të cilat sigurisht ia bënë ditën më të bukur.

Një ndër urimet speciale ishte ai i të dashurës së vëllait të saj, Dua Lipës, e cila e kishte uruar kunatën me fjalët më të ëmbla.

“Gëzuar ditëlindjen Gigi, 25! Të gjithë shkëlqimin e botës për ty”- shkruante këngëtarja krahas postimit.

Megjithatë, Dua nuk është mjaftuar me kaq!

Në adresën e Gigi-t ka mbërritur një buqetë e madhe me lule shumëngjyrëshe, e dërguar nga Dua dhe Anëar.

E lumtur nga kjo surprizë, modelja e ka ndarë buqetën në InstaStory me ndjekësit e saj, duke e falenderuar çiftin publikisht.

“Faleminderit ëngjëj, ju dua shumë! Do të doja të ishit këtu”- shkruan Gigi, e cila ka një marrëdhënie perfekte me Duan.


Shtuar 25.04.2020 06:55