Thanë se mbeten miq, Ermal Mamaqi kritikon publikisht filmin e Besit: Kishte probleme (VIDEO)

Ermal Mamaqi i ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, përveç filmit të tij më të ri “I Love Tropoja”, ka folur edhe për filmin që ka bërë miku i tij Bes Kallaku “Falco”.

Ai shprehet se filmi ishte i mirë por kishte shumë probleme teknike.

Rudina Dembacaj: E ke parë filmin “Falco”?

Ermal Mamaqi: E kam parë.

Rudina Dembacaj: Si t’u duk?

Ermal Mamaqi: Ja kam thënë edhe Besit, është një filmë shumë i mirë, por mendoj që mund të ishte edhe më mirë nga pikëpamja teknike.

Rudina Dembacaj: Fotografia ishte pak dobët.

Ermal Mamaqi: Fotografia dhe zëri. Flas nga pikëpamja teknologjike.


Shtuar 26.01.2020 08:33