Luana nuk di të nxjerrë vrer, i kthehet me lezet ndjekësit që e akuzon për photoshop (FOTO LAJM)

Nuk është hera e parë dhe me siguri s’ka për të qenë as e fundit, që Luana Vjollca, ashtu si shumë personazhe të tjerë publikë, të akuzohet për photoshop.

Mesa duket, këto akuza nuk i bëjnë më aspak përshtypje moderatores, e cila tashmë është mësuar me to.

Të lidhura

None found

Teksa shijon pushimet në Dubai, Luana ndau në Instagram një foto me Marinën, mirëpo mes komenteve të shumta, ra në sy komenti i një ndjekëseje.

Ndjekësja e akuzonte moderatoren se kishte përdorur photoshop, pasi këmbët e saj dukeshin tepër të gjata në foto.

“A je e pirë moj? S’e besoj që me vetëdije e ke postu këtë! Të vërehet photoshop-i te këmba shumë”- i shkruan ndjekësja.

Mirëpo, me qetësi dhe dashuri, Luana i është kthyer ndjekëses, duke i shpjeguar arsyen pse fotoja duket si e photoshop-uar.

“E dija keto komenteee 🙈 eshte bere me efektin “ëide” foto qe ka dal keshtu kemba 😍”- i kthehet Luana qetësisht.

Prej disa ditësh, moderatorja na e ka bërë zili të gjithëve me fotot nga pushimet në Dubai, të cilat i nisi pas përfundimit të sezonit të tretë të “Shiko Kush Luan”.


Shtuar 7.01.2020 09:52