Ju ka marrë malli? Kiara Tito së shpejti me një projekt televiziv (FOTO LAJM)

Pas “Doktor Plastik”, Kiara Tito mori një pushim nga ekrani për t’ju përkushtuar Vlogut të saj në Youtube.

Por mësaduket moderatores i ka munguar televizioni siç i ka munguar edhe publikut Kiara.

Së fundi ajo ka lajmëruar ndjekësit në Instagram se së shpejti do ta shohim në ekran.

“Projekt i ri televiziv së shpejti. Mezi po pres t’ju tregoj”, shkruan Kiara pa dhënë asnjë detaj më shumë./alebu.com


Shtuar 29.01.2020 08:10