I bërë publike operacionet, Arbenita kërcënon doktoreshën ruse (FOTO LAJM)

E pyetur nëse ka bërë ndërhyrje kirurgjikale për të përmirësuar pamjen e saj të jashtme, modelja Arbenita Ismaili k amtuar, por të tjera fakte publikoi kirurgia e saj.

Doktoresha e modeles Arbenita Ismaili, duke dashur të tregoj aftësitë që ka, ka publikuar dy foto të Arbenita Ismailit, duke bërë krahasimet sesi dukej ajo para dhe si dukej pas ndërhyrjeve që i ka bërë.

Së fundmi në opsionin mini-intervistë në rrjetin social Instagram me ndjekësit, doktoresha u pyet rreth fotove të Arbenitës, nëse ishin të vërteta ose photoshop.

“Unë nuk publikoj foto të pavërteta, vetëm foto të punës time”, është përgjigjur doktoresha ruse Alla Budasova.

Kjo deklaratë mesa duket e ka irrituar modelen e cila ka publikuar në “Instastory” një foto ku shihen mesazhet kërcënuese që ajo i ka dërguar doktoreshës.

“Do shkosh në burg, ke për ta parë kush është Arbenita. Më beso. Sapo të shkelësh në Britani do e shohësh. Mjaft përdore fotot e mia për famë. Je mbretëresha e fotoshopit”, i shkruan ajo.


Shtuar 10.09.2020 19:50