Meta largohet nga presidenca? Reagon Petrit Vasili

Petrit Vasili reagoi në SYRI TV pas një lajmi të publikuar në media se Ilir Meta do lërë presidencën më 26 prill, një ditë pas zgjedhjeve.

“Nuk kam komunikuar me zotin Meta. Nuk kam asnjë mundësi të kem komunikim të tillë me zotin Meta,” tha ai.

“Institucioni i presidencës nuk do të pushtohet kurrë nga mafia e Rilindjes,” theksoi më tej Vasili.

Sipas tij, të gjithë duhet të jenë ballë për ballë me mafian e Rilindjes. Sipas tij, raportet PD-LSI janë më solide se kurrë.

Në një raportim të Ora News thuhet se Meta është gati të lërë detyrën e presidentit dhe të marrë atë të kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm për të vendosur rendin në vend ose të zv. Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm njëherazi, gjithmonë kjo në varësi të rezultatit të zgjedhjeve që janë dekretuar të mbahen më 25 prill 2021.


Shtuar 10.09.2020 19:37