Brenda shtëpisë luksoze të Ermal Fejzullahut në Brezovicë (FOTO LAJM)

Këto ditë karantinimi, Ermal Fejzullahu së bashku me familjen e tij ka vendosur t’i kalojë në shtëpinë e pushimit.

Ai ndodhet në Brezovicë dhe nga aty ka publikuar pamje të vilës e cila është ëndrra e të gjithëve.

Pak ditë më parë ai zbuloi si dukej shtëpia nga jashtë dhe ç’të shihnim!

Gjithçka dukej e menduar dhe ideuar shumë mirë për të kaluar ditë të qeta dhe shijuar natyrën.

Ndërsa së fundmi, Ermali ka treguar edhe pamjet brenda vilës.

Ajo ka një arredim në ngjyrë të bardh dhe kafe dhe ashtu siç pritej është shumë e detajuar.

Në një pjesë të shtëpisë nuk mungon as piano e bardhë.


Shtuar 29.04.2020 12:53