Flet babai i vëllezërve Haxhia: Të gjenden autorët

Atentati mafioz ku mbetën të vrarë dy vëllezërit Haxhia, ka tronditur jo vetëm Durrësin por gjithë Shqipërinë.

Babait i dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia,Koli ka treguar për ora news se servisi dhe lavazhi ishin hapur me një kredi që kishin marrë në bankë.

“Besmiri dhe Tori kishin hapur një servis makinash me të cilin punonin dhe një lavazh. I bëj thirrje medias që të mos hedhin hi pasi nuk e dinë çështjen e djemve të mi. Kam hyrë borxh, kredi, kam marrë kredi prej 40 mijë euro, kam vendosur shtëpinë peng.”

Kol Haxhija i kërkon shtetit të zbulojë dhe arrestojë autorët e atentatit ndërsa medias të jetë e matur.

Kërkoj ndihmë nga shteti por gazetarët të mos më rëndojnë më tepër.

Vrasja e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës mbetet ende pa autor, ndërsa burime nga grupi hetimor thonë se e lidhin këtë vrasje edhe me një ngjarje të rreth një muaji më parë, ku një sasi prej 30 kg heroine dhe kokaine u kap në brigjet e Barit në një kamion të modifikuar.


Shtuar 29.04.2020 12:44