7 muaj pas ndarjes, Irina dhe Bradley Cooper përballen për herë të parë publikisht (FOTO LAJM)

Pas katër vitesh së bashku, marrëdhënia e modeles Irina Shayk dhe aktorit Bradley Cooper nuk arriti të funksiononte më gjatë.

Dyshja, prindër të një vajze të quajtur Lea De Seine, vendosën t’i japin fund mes tyre 7 muaj më parë dhe nuk ishin parë asnjëherë në të njëjtin ambient, deri mbrëmjen e kaluar.

Irina dhe Bradley morën pjesë në festën pas ndarjes së çmimeve “Bafta” dhe me siguri prezenca e tyre në të njëjtin ambient duhet të kenë qenë një situatë e sikletshme për të dy ish-partnerët.

Bradley u shfaq shumë elegant, i veshur me një kostum të zi, xhaketë të bardhë dhe një papion.

Gjithashtu Irina shkëlqeu e veshur me një fustan rrjete në ngjyrë mishi, të zbukuruar me disa gurë vezullues, ndërsa veshjen e kishte kombinuar me një varëse dhe një palë vathë diamanti.

Modelja dhe aktori nuk u fotografuan së bashku dhe nuk u panë në asnjë moment të përshëndeteshin apo bisedonin.

Për herë të parë për ndarjen nga Cooper, Irina foli në numrin e ri të “Vouge” britanik vetëm pak ditë më parë.

Ajo u shpreh se të dy kanë qenë me fat që kanë përjetuar marrëdhënien që kishin, ndërsa tashmë është koha të eksplorojnë territoret e reja pa njëri-tjetrin.

Shayk tregon se jeta si nënë beqare është e vështirë, mirëpo ajo po mundohet të bëjë më të mirën e mundshme për veten dhe të bijën.


Shtuar 3.02.2020 13:42