Gazetarja e sportit, Qëndresa Krelani, ka reaguar ashpër për ftesën e Florian Hoxhës te Përfaqësuesja e Kosovës U21.
Mbrojtësi i majtë është ftuar nga përzgjedhësi Michael Nees për ndeshjet e muajit qershor.
“Qeqa” ka publikuar një fotografi në rrjetin social “Instagram”, ku shihet se Hoxha dhe Challandes menaxhohen nga e njejta kompani menaxheriale.
“I ftuari tjetër për U21 është Florian Hoxha. Qe te dy menagjohen nga e njejta kompani. Kjo nuk don shume koment…veq pak logjike”, ka shkruar ajo.
Hoxha luan në Grasshoppers të Zvicrës. Ai është 20-vjeçar dhe paraqitet si mbrojtës.