Nga ora 20:00, Australia dhe Egjipti përballen mes tyre në fazën e 1/16-tës së finales të Kampionatit Botëror 2026.
Pak para nisjes së takimit, trajnerët Tony Popovic te Australia dhe Hossam Hassan te Egjipti kanë bërë publike formacionet zyrtare.
Të lidhura
None found
Ekipi australian zbret në fushë me skemën e zakonshme 3-4-2-1, ndërsa në repartin ofensiv rolin kryesor do ta ketë Nestory Irankunda.
Në krahun tjetër, Egjipti e nis sfidën me Mohamed Salah nga minuta e parë, teksa në formacionin titullar është edhe lojtari i Manchester Cityt, Omar Marmoush.
Formacionet zyrtare:
Australi: Beach; Circati, Souttar, Herrington; Bos, O’Neill, Irvine, Behich; Volpato, Metcalfe; Irankunda.
Egjipt: Shobeir; Hafez, Ibrahim, Rabia, Hany; Attia, Fathy; Ziko, Salah, Ashour; Marmoush.
