Prokuroria publikon hollësi për plagosjen me thikë të një të mituri në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka dhënë sqarime lidhur me rastin e therjes me thikë të një të mituri në Mitrovicën e Jugut, ngjarje e ndodhur më 2 korrik 2026, rreth orës 15:42.

Të lidhura

None found

Për KosovaPress, kjo prokurori ka konfirmuar se tre të mitur dyshohen se kanë sulmuar me thikë një bashkëmoshatar të tyre dhe se ndaj tyre është nisur procedurë për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Në përgjigjen e Prokurorisë thuhet se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të çastit, ndërsa personat e përfshirë janë të mitur të moshës rreth 13 deri në 15 vjeç. Sipas të njëjtit sqarim, i dëmtuari ka pasur gërvishtje në regjionin e gjurit.

Po ashtu, Prokuroria ka bërë të ditur me shkrim se rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt.

Edhe Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, ka njoftuar se rasti mbetet nën hetim.

Në njoftimin e policisë thuhet se është raportuar që viktima, mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshjeje, është therur me thikë nga tre persona të panjohur. Si pasojë, ai ka pësuar lëndime të lehta dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar.


Shtuar 3.07.2026 17:32

betparkbetpark girişen çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkcasibomHoliganbetjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetinterbahisjojobetMadridbetMadridbetMadridbetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet giriş