Posta e Kosovës prezanton pullën postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së

Në objektin qendror të Postës së Kosovës në Prishtinë u mbajt sot ceremonia e promovimit të emisionit të pullave postare të dedikuara 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, si dhe mysafirë të tjerë të ftuar.

Të lidhura

None found

Kryeshefja ekzekutive e Postës së Kosovës, Nora Rraci, vlerësoi se një pullë postare tejkalon kuptimin e një elementi të thjeshtë filatelik.

Rraci: Misioni ynë, të mbetemi urë komunikimi, besimi dhe lidhje njerëzore

“Për Postën një pullë postare nuk është vetëm një element filatelik, ajo është histori në miniaturë. Është një mesazh që udhëton në kohë, lidh njerëz, popuj dhe ruan ngjarjet e vlerat që meritojnë të kujtohen brez pas brezi. Pullat postare mbahen si nga format më autentike të ruajtjes së kujtesës historike dhe promovimit të identitetit shtetëror në arenën ndërkombëtare. Edhe në një kohë të transformimeve të mëdha teknologjike, Posta e Kosovës vazhdon të ruajë me krenari traditën filatelike dhe njëkohësisht të ofrojë shërbim universal postar të qasshëm për çdo qytetar të vendit tonë. Ky është misioni ynë, të mbetemi urë komunikimi, besimi dhe lidhje njerëzore”, tha Nora Rraci.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e përshkroi këtë pullë si shenjë të miqësisë dhe partneritetit të qëndrueshëm mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, përveçse shënon këtë jubile të rëndësishëm amerikan, pulla postare paraqet edhe një konfirmim të marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy shteteve, si dhe të çmimit për mbështetjen vendimtare që SHBA-ja i ka dhënë Kosovës në proceset e shtetndërtimit, në forcimin e institucioneve demokratike, në sigurinë dhe në zhvillimin e vendit.

Kurti: Kjo pullë shërben për një afirmim simbolik të partneritetit të fortë dhe raporteve të shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve tona

“Mirëpo edhe përtej kësaj date të rëndësishme, kjo pullë shërben për një afirmim simbolik të partneritetit të fortë dhe raporteve të shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve tona. Mbështetja e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën ka qenë vendimtare në proceset tona shtetndërtuese dhe në konsolidimin e institucioneve demokratike, dhe kjo përkrahje vazhdon të luajë një rol jetik në sigurinë dhe në zhvillimin e vendit tonë. Të nderuar të pranishëm, kur pasardhësit tanë ta festojnë me 4 korrik 2076 përvjetorin e 300-të të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ne mbase nuk do të jemi, e mbase edhe pullat postare s’do të jenë. Por një gjë është e sigurt, aleanca jonë, partneriteti midis Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vijojë të jetojë, po aq i fortë dhe i qëndrueshëm sikurse që është edhe sot”, theksoi Albin Kurti.

Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, zëvendësshefja e misionit, Anu Prattipati, shprehu falënderimin ndaj Postës së Kosovës për këtë iniciativë, të cilën e cilësoi si një nder për popullin amerikan.

Prattipari: Qytetarët do e shikojnë këtë pullë postare, do ta kujtojnë që Kosova dhe SHBA kanë qëndruar së bashku për liri

“Pranimimi i kësaj pulle nga Kosova sot përbën një nder për ne. Çdo shkronjë e cila gjendet aty përcjell një histori të lirisë dhe miqësisë mes nesh. Postës së Kosovës dua t’ju them se keni krijuar diçka që do të qëndrojë për shumë mot. Vite pas ditës së sotme, njerëzit, qytetarët do e shikojnë këtë pullë postare dhe do ta kujtojnë që Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë qëndruar së bashku për liri. Si Amerikë, ndërsa po shënon 250-vjetorin e pavarësisë, ne e shpërfaqim mirënjohjen për aleatët tanë siç është Kosova, një komb i cili e kupton vlerën e sovranitetit, demokracisë dhe bashkëpunimit të qëndrueshëm. Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan, ju falënderoj shumë për këtë nder dhe për miqësinë tuaj”, tha Prattipari.

Kjo ceremoni u organizua në kuadër të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Shtuar 3.07.2026 16:48

betparkbetpark girişen çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkcasibomHoliganbetjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetinterbahisjojobetMadridbetMadridbetMadridbetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet giriş