Pse kajsitë konsiderohen superushqimi i verës?

Kajsia është një nga frutat më të shijshme të verës pasi ofron shumë përfitime për shëndetin tonë dhe na mbron nga sëmundje të ndryshme.
Disa nga përfitimet më të rëndësishme që ato ofrojnë janë:

Janë kundër plakjes

Kajsitë ndihmojnë lëkurën tuaj të prodhojë kolagjen dhe promovon elasticitetin e lëkurës tuaj, falë një kokteji fitonutrientësh, vitaminës C dhe A.

Shëndeti i zemrës

Kajsia mbron zemrën falë karotenit B, vitaminës C dhe kaliumit që ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut.

Forcojnë imunitetin

Disa kajsi në ditë i japin trupit tuaj 50% të vitaminës A, e cila është e mirë për shikimin tuaj, shëndetin e sistemit tuaj imunitar dhe ju ndihmon të përqendroheni më mirë./albeu.com


Shtuar 2.08.2021 23:30