Protesta e sotme ka vazhduar për ditën e 28-të në Unazën e Re.
Por ndryshe nga ditët e tjera, në zonën pranë mbikalimit, ku po zhvillohet protesta ka pasur edhe efektivë policie.
Policia ka arrestuar 5 protestues, mes tyre dhe një i mitur 13-vjeç.
Nga Unaza e Re, protesta është zhvendosur para ambienteve të komisariatit numër 6 të Policisë.
Protestuesit janë mbledhur para ambienteve të komisariatit, duke kërkuar lirimin e personave të ndaluar nga policia. /albeu.com/