Ndeshja me Ukrainën, Southgate: Jam mahnitur nga puna e Shevchenkos

Anglia dhe Ukraina do të përballen në kuadër të çerekfinales së “Euro 2020”.

Kombëtarja e Anglisë do të ketë përballë një Ukrainë “problematike” me formën dhe rrezikshmërinë e saj në kuadër të çerekfinales së “Euro 2020”.

Për këtë fakt i vetëdijshëm u tregua edhe selektori anglez, Gareth Southgate, i cili deklaroi se puna e Shevchenkos me Ukrainën ka qenë e mrekullueshme.

“Ukraina janë skuadër e mirë, kam qenë vërtet i mahnitur me atë se çfarë Andriy ka bërë me ta”, tha ai.

“Ata patën disa rezultate të pafavorshme në vjeshte dhe gjatë Ligës së Kombeve por megjithatë u rikthyen dhe kanë marrë një rezutlat të mirë ndaj Francës në kualifikimet për Botëror dhe këtë javë ndaj Suedisë”, shtoi ai.

“Nëse iu lejojmë dhe iu japim hapësirë, ata do të luajnë, ata kanë disa sulmues tejet të rrezikshëm”, tha Southgate.

“Ne kemi arritur një sfidë, por ai nuk është Everesti ynë që i kemi dhënë objektiv, ne duam më shumë”, përfundoi Gareth Southgate.


Shtuar 3.07.2021 16:20