E RËNDË/ Gjendet i pajetë 19 vjeçari brenda banesës së braktisur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkup, ku një djalë 19-vjeçar është gjetur i pajetë në një shtëpi të braktisur në rrugën “Pero Nakov”.

Sipas informacioneve nga Ministria e Brendshme, tek i ndjeri R.U. nuk ka pasur shenja dhune. Vendi i ngjarjes është inspektuar nga ekipi i SPB- Shkup dhe me urdhër të prokurorit, trupi i të ndjerit është dorëzuar për tu bërë kontroll.


Shtuar 1.05.2020 14:03