Pse enët nuk duhen larë kurrë me ujë të ftohtë

Shpëlarja e enëve dhe futja e duarve në ujë të ftohtë nuk u bën mirë nyjave dhe indeve.

Specialistët e ortopedisë dhe i traumatologjisë së sistemit kockor-nyjor, shpjegojnë që kjo gjë shkakton ndryshime artrotike në nyja, tëhollim të kërceve, humbje të elasticitetit dhe dhembje.

Shpëlarja e enëve në ujë të ftohtë mund të dëmtojë veçanërisht njerëzit të cilët vuajnë nga sindroma e Raynaudit, për shkak të reaksionit të fuqishëm të duarve ndaj temperaturave të ulëta.

Atëherë ndodh ngushtimi i arterieve, gjë që rezulton me zvogëlimin e qarkullimit të gjakut për ç’shkak duart ftohen dhe mund të marrin ngjyrë të kaltër apo të bardhë, të shkaktojnë dhembje dhe mpirje.

Kur gishtat ngrohen pas veprimeve të tilla, bëhen shumë të skuqur. Njerëzit me këtë sindromë duhet të qendrojnë në ambient të ngrohtë dhe të mos i zhysin duart në ujë të ftohtë.

Shtuar 11.09.2020 10:30