Kualifikimi në Champions, Maldini: Arritje e mrekullueshme, ta harrojmë Milanin e Berlusconit

Drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini ka folur pas kualifikimit të “Rossonerëve” në Ligën e Kampionëve.

 

Milani arriti të marrë tre pikë të rëndësishme në Bergamo ndaj Atalantas ku dhe siguroi kualifikimin për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, shkruan lajmi.net.

Drejtori teknik dhe legjenda e klubit, theksoi se kualifikimi në Ligën e Kampionëve është arritje e mrekullueshme, por kjo është vetëm pikënisja. Sipas italianit, “Rossonerët” duhet të harrojnë kohërat e Berlusconit dhe të jenë kreativë në qasjen e tyre.

Jemi kualifikuar dhe kjo është një arritje e rëndësishme por është vetëm pikënisja”, tha ai.

“Sepse idea është që të mbesim stabilë në këto kompeticione të mëdha dhe të ndeshemi me skuadrat më të mira, ne nuk jemi akoma në atë nivel ndoshta duhet edhe pak kohë, ndoshta duhet edhe disa gjëra, por hapi i parë është bërë”, shtoi ai.

“Ne që nga fillimi i pandemisë filluam të reduktojmë shpenzimet dhe ta ulim moshën e skuadrës duke i dhënë vlerë futbollistëve. E gjitha kjo duhej të kthehej me rezultate të mira, por nuk ishte sfidë e lehtë”, tha Maldini.

“Duhet të ndryshojmë, fatkeqësisht kohët kanë ndryshuar dhe nuk mund të mendojmë në Milanin e Berlusconit, tani idea e ndryshimit fatkeqësisht duhet të them që kalon në gjëra të tjera por ne do të bëjmë gjithçka që të jemi konkurrues”, përfundoi Paolo Maldini.


Shtuar 24.05.2021 09:51

Tags: ,