Situata e Hysaj te Napoli, Gatusso me fjalë pozitive për kapitenin e Kombëtares

Gattuso ka vetëm fjalë të mira për Hysajn

Elseid Hysaj ka pasur një start të vështirë të sezonit me Carlo Ancelottin në stol.

Por, me ardhjen e Gennaro Gattusos, gjërat kanë ndryshuar për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare dhe mund të qëndrojë në Napoli.

Gattuso është i lumtur me përparimin e shqiptarit.

“Hysaj është rikuperuar, ka gjetur më të mirën e tij, ai ka bërë disa paraqitje të mira”, tha Gattuso të premten.

“Hysaj e interpreton rolin e tij si pak lojtarë të tjerë. Ai ka 7 vite që luan në mbrojtjen me katër dhe po paraqitet shumë mirë”.

Shqiptari kërkohej nga Roma e klube tjera në Evropë, por ardhja e Gattusos i ka ndryshuar gjërat dhe mund të qëndrojë në Napoli.


Shtuar 18.01.2020 08:15