Pas 3 vitesh, Rihanna i jep fund lidhjes! (FOTO LAJM)

Rihanna dhe partneri i saj prej tre vitesh, Hassan Jameel, janë ndarë. Sipas UsWeekly, këngëtarja dhe miliarderi i kanë dhënë fund romancës për arsye të cilat nuk dihen ende.

Çfarë ndodhi? Kur ndodhi? A kishte gisht Drake në gjithë këtë?

Për momentin mund të ngrini vetëm pyetje dhe të prisni që përgjigjet t’i merrni në vijim.

Në ato pak herë që Rihanna ka folur rreth Hassan-it, ka thënë se “është e dashuruar”, por s’ka ende në mendje asnjë plan martese.

“Vetëm Zoti e di! Ne bëjmë plane dhe Zoti qesh, apo jo?!”- tha ajo gjatë intervistës për “Interview”.

Miqtë e dyshes thonë se ata janë ndryshe nga njëri –tjetri, por kuptohen shumë mirë.

Marrëdhënia 3-vjeçare e yllit të pop-it ishte më e përfolura që prej ndarjes së bujshme nga Chris Broën.


Shtuar 18.01.2020 08:13