Bale lihet jashtë skuadrës për ndeshjen me Sevillan

Ditën e sotme, Real Madrid luan ndaj Sevillas në shtëpi. Për këtë sfidë trajneri i madrilenëve, Zinedine Zidane do të ketë në dispozicion sulmuesin Karim Benzema, i cili është rikthyer nga një dëmtim.

Mirëpo ajo që bie në sy nga lista e të grumbulluarve nga ana e trajnerit francez është mungesa e Gareth Bale.

Të lidhura

None found

Sipas asaj që raporton “AS” uellsiani nuk vuan nga një dëmtim. Media spanjolle raporton se Zidane nuk ka më nevojë për Bale dhe për këtë arsye e ka lënë jashtë, duke i hapur rrugë kështu një transferimi të lojtarit diku tjetër.


Shtuar 18.01.2020 08:21