Shoferi humb kontrollin, përplaset me 4 automjete të tjera (FOTO LAJM)

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës në autostradën që lidh Lezhën me Laçin.

Drejtuesi i një automjeti, për shkak të shpejtësisë shumë të lartë ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me 4 automjete, të cilat ishin parkuar në afërsi të rrugës.

Fatmirësisht, nga ky aksident nuk ka të lënduar në njerëz , vetëm dëme të shumta materiale. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.


Shtuar 7.02.2020 08:44