Shembet dheu në minerë, humb jetën 52 vjeçari

Një 52 vjeçar, me inicialet M.M. shtetas i Serbisë, ka vdekur të shtunën aksidentalisht, pas shembjes së dheut në një pjesë të minierës së Trepçës në Leposaviq, bën KP.

Viktima, trupi i të cilit është nxjerr mbrëmë gjatë natës dhe është dërguar për obduksion, ishte kontraktuar si punëtor servisi në Trepçë.

Ndërkaq, zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, ka thënë se policia deri tani nuk ka asnjë informacion rreth këtij incidenti.


Shtuar 26.04.2020 08:12