Sfida e Europa Legaue pritet të luhet pa tifozë

Përhapja me shpejtësi e koronavirusit në Europë ka detyruar shumë shtete të zhvillojnën ndeshje pa tifozë.

Pas Italisë, Zvicrës dhe Bullgarisë edhe në Greqi, qeveria ka urdhëruar organizimin e ndeshjeve me dyer të mbyllura.

Për rrjedhojë, takimi mes Olimpiakos dhe Wolves, takim i vlefshëm për raundin 1/16-ve të Ligës së Europës mund të luhet pa tifozë si pasojë e masave të marra nga qeveria greke për shmangien e infektimit me koronavirus.

Kujtojmë që edhe në Ligën e Kampioneve, sfida mes Valencias dhe Atalantës do të luhet pa tifozë.

Deri tani në Greqi janë konfirmuar 73 persona të infektuar me koronavirusi.


Shtuar 8.03.2020 18:18