Sakrifikoi veten për të tjerët: E moshuara me koronavirus jep mesazhin prekës para vdekjes

Një paciente 90-vjeçare me koranovirus ka vdekur në Belgjikë, pasi nuk pranoi një ventilator dhe udhëzoi mjekët që “ta ruanin për pacientët më të rinj”.

Suzanne Hoylaerts nga Binkom, afër Lubbeek, u shtrua në spital në 20 Mars kur gjendja e saj u përkeqësua me shpejtësi pas diagnostifikimit me COVID-19.

Hoylaerts kërkoi kujdes mjekësor pasi vuante nga mungesa e oreksit dhe probleme të frymëmarrjes. Ajo u shtrua në spital, ku rezultoi pozitive për virusin dhe u vendos në izolim, dhe askush nga familjarët nuk mund ta vizitonte as edhe vajza e saj.

Mediat belge raportojnë se ajo u tha mjekëve në spital: ‘Nuk dua të përdor frymëmarrje artificiale. Ruani atë për pacientët më të rinj. Unë kam kaluar një jetë të mirë’.

Hoylaerts ndërroi jetë dy ditë pasi ajo u shtrua në spital, në 22 Mars.

Vajza e saj e pikëlluar Judith i tha gazetës hollandeze Het Laatste Nieuës: ‘Unë nuk mund ti them dot as lamtumirë dhe as nuk mund të mar dot pjesë në funeralin e saj”.

Sipas Judith, familja është kaq e habitur se si nëna e tyre mund të ishte infektuar pasi ajo qëndrontë në shtëpi dhe i zbatonte të gjitha masat e izolimit.

Vendi i vogël i BE-së, me një popullsi prej 11.4 milion banorë , deri më tani ka 12,775 raste pozitivë për COVID-19, nga të cilët 4,920 janë shtruar në spital, duke përfshirë 1.021 në kujdes intensiv dhe 705 viktima sipas numrit të fundit zyrtar.


Shtuar 1.04.2020 08:50