Kurti letër Thaçit: Çfarë do të bisedojmë në takim

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i ka shkruar një letër presidentit të vendit Hashim Thaçi, ku e ka njoftuar atë për temën që do të diskutojnë në takim.

Në letër thuhet se ai dëshiron të bisedojë vetëm një çështje, e ajo është se kur do të jetë koha e përshtatshme për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Prandaj, dëshiroj paraprakisht t’ju bëj të qartë, se çështja e vetme për të cilën do të bisedoj sot me ju, është se kur do të jetë koha e përshtatshme për shpërndarjen e Kuvendit, duke marrë parasysh në veçanti gjendjen emergjente të shëndetit publik me të cilën po përballet Republika e Kosovës në këtë kohë”, thuhet në letrën e Kurtit drejtuar Thaçit.


Shtuar 1.04.2020 08:51