”Qeverinë e ka mbuluar m*ti”, Manjani: Perëndimi u panikua për letër higjenike, ne për bukë e makarona

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ironizuar deklarimet që bëhen kur krahasohet menaxhimi i situatës së koronavirusit në Shqipëri me atë në Perëndim.

Manjani shkruan se dallimi është se në perëndim u panikuan për letër higjenike. Kurse ne për bukë e makarona.

Postimi nga Manjani

Kur të krahasohemi me perëndimin, mirë është të mbajmë në konsideratë këto fakte të freskëta:

E përbashkëta është se edhe ne edhe perëndimi u panikuam kur na thanë të karantinohemi.
Dallimi është se në perëndim u panikuan për letër higjenike. Kurse ne për bukë e makarona…
Së fundi letrat higjenike i shpallëm edhe “sekret shtetëror”. Kush merret me to, perhap sekretin shtetëror që qeverinë e ka mbulu muti…


Shtuar 26.04.2020 08:04