Mbi 200 raste aktive, shtohet numri i të infektuarve në spitalet COVID

Teksa numri i të infektuarve ka shkuar në 820, lajmi i mirë është se 70 % e tyre janë shëruar.

Sipas ministrisë, aktualisht janë 219 persona aktivë me COVID19.

Siç shihet, ka një rritje të rasteve në 24 orët e fundit, jo vetëm në numrin e rasteve të identifikuara por edhe shtrimet në spital janë shtuar. Në dy spitalet COVID, sot kemi 38 të shtruar nga të cilët 8 janë në terapi intensive.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.


Shtuar 5.05.2020 09:16