Lajm i mirë nga Infektivi, pacienti i parë i shëruar del nga spitali

Një lajm shumë i mirë ka ardhur ditën e sotme nga Spitali Infektiv i Tiranës. Pacienti i parë i shëruar zyrtarisht nga koronavirusi ka dalë nga spitali.

Ka qenë kryeministri Rama i cili ka publikuar një fotografi ku pacienti i parë del nga spitali me këmbët e tij.

Pas trajtimit, pacienti rezultoi negativ ndaj dy testeve të kryera për koronavirusin.

Kryeministri Rama shkruan në Facebook se pacienti i parë që lë karantinën e Infektivit ka dal nga spitali për t’u mbyllur në shtëpi dhe për të mos dal për 14 ditët e ardhshme.

“I shëruari i parë del nga spitali për t’u mbyllur në shtëpi pa dalë fare 14 ditë, nën vëzhgimin e mjekëve fantastikë të infektivit”, shkruan Rama./albeu.com/


Shtuar 21.03.2020 14:49