Koronavirusi, ambasada gjermane mbyll aplikimet për viza

Ambasada gjermane ka vendosur të mbyllë aplikimet për viza për shkak të situatës së krijuar.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ambasada ka bërë me dije se ky shërbim do të qendrojë i mbyllur deri të premten më (përfshirë) 20 mars.

Postimi i plotë

+++ Mbyllja e Zyrës së Vizave deri më (përfshirë) 20 mars +++

Duke u nisur nga situata aktuale, Sektori i Vizave i Ambasadës Gjermane do të qendrojë i mbyllur deri të premten më (përfshirë) 20 mars.

Aplikueset dhe aplikuesit që kanë orare në këtë periudhë, do të njoftohen nga ne me email, sapo të caktohet për ata një orar i ri. Lutemi për mirëkuptim. /albeu.com/


Shtuar 13.03.2020 12:59