U kthye nga Italia e festoi ditëlindjen e nënës, i prekuri nga koronavirusi i dorëzon mjekëve listën me emra

Një 66 vjeçar ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit në Fier. Mësohet se ai ka marrë pjesë në ditëlindjen e nënës së tij, për të cilën ishte organizuar një festë në një lokal në qendër të Patosit.

Mësohet se 66-vjeçari ka dorëzuar tek mjekët listën e personave që kanë marrë pjesë në këtë ditëlindje. Po kështu, mësohet se ky person ka qenë në të njëjtin avion me 73 vjeçaren që ndërroi jetë nga Durrësi.

Ndërsa për tre personat e tjerë që janë nga Fieri ende nuk ka informacion, se ku mund të jenë. Analizat e tyre janë përcjellë në Tiranë dhe pritet të dalin detaje të tjera.


Shtuar 13.03.2020 12:58