“Ka bërë akte të turpshme me vajzën”, flet nëna e të miturës që ngacmonte 73 vjeçari

Ka shkaktuar një shok jo të vogël në shoqëri, lajmi se një 73 vjeçar kishte ngacmuar një vajzë të mitur 9 vjeçare.

Për këtë ngjarje të rëndë ka folur edhe nëna e vajzës së mitur.

Ajo ka thënë se në fillim nuk e kanë bërë publik rastin pasi kishin frikë se mund të lindte ndonjë konflikt midis familjeve, pasi e kishin fqinj të moshuarin.

Po ashtu ajo ka treguar se i moshuari e ndiqte vajzën e saj nga pas edhe kur shkonte në shkollë dhe bënte veprime të turpshme.

Më tej ka treguar për ‘bë’:

Vajza nuk na ka thënë gjë, në parkun afër shtëpisë unë e pashë një ditë nga pas dhe e thirra vajzën, pasi pashë që ai bënte gjeste të turpshme ndaj vajzës sime. Në momentin që unë thërras vajzën ai trembet dhe largohet.

Unë për arsye konflikti mes fqinjëve kam heshtur. Nuk e ka prekur vajzën fizikisht por thjesht ka bërë nga larg veprime të turpshme. Ka bërë akte të turpshme me vajzën. Nuk ka kryer marrëdhënie intime. E kam parë me sytë e mi.

Nëna është shprehur se edhe për shkak të traumës që ka kaluar vajza e saj kishte rënë nga mësimet dhe se është dëmtuar shumë psikologjikisht.


Shtuar 29.04.2020 11:12