Ferdinand kthehet pas në kohë: Torres ia bënte bajat Vidiçit

Rio Ferdinand ka kujtuar kohën kur duhej të përballeshin me Fernando Torresin, atëbotë sulmuesin më të mirë në botë.

Ish-mbrojtësi legjendar i Manchester United ka thënë se Torres te Liverpooli ishte vështirë i përballueshëm dhe se ishte makth për secilin mbrojtës.

“Fernando Torres ishte makth për secilin mbrojtës. Vidiç duhej të përballej me të dhe vërtetë kishte vështirësi. Madje në dy raste duhej të përjashtohej për shkak se ishte e vështirë ta ndaloje. Ishte i vetmi sulmues që Vidiç nuk arrinte t’i gjente ilaçin. Torres ka qenë sulmues i jashtëzakonshëm, ndoshta më i miri në botë. Ka qenë shkatërrues, edhe mua në duele më shkaktonte probleme” ka thënë Ferdinand./


Shtuar 29.04.2020 11:11