Ia “kërcitën ahengut” pa pyetur për ligj, gjobiten tre lokale në Shkodër

Tre pronarë lokalesh janë gjobitur me gjobë 1 milion lekë në Shkodër. Uniformat blu njoftojnë se masa admistrative është vendosur pasi këto subjekte kanë ushtruar aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.

Tre lokalet në fjalë organizuar ceremoni festive në kundërshtim me rregullat, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Njoftimi i policisë

Policia e Shkodrës ka ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë gjobë, pronarët e 3 lokaleve, pasi kanë ushtruar aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar 3 lokale në të cilat ishin organizuar ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarëve të subjekteve, shtetasve E. F. , M. Ç. dhe N. N. masën administrative 1.000.000 lekë secilit.

Policia e Shkodrës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.


Shtuar 4.09.2020 06:39