Fiksimi i vajzave, këngëtarit shqiptar i zbulohet lidhja me bukuroshen (FOTO LAJM)

Trim Jetullahu është një nga këngëtarët më simpatikë të shoëbiz-it. Kohët e fundit, ai është tërhequr disi nga muzika pasi duket se vëmendja e tij është përqëndruar tek jeta e tij private.

Burime për Prive.al kanë bërë të ditur se ai është në një lidhje serioze. Të njejtat burime kanë zbuluar se Trimit i ka vjedhur zemrën një vajzë shqiptare nga Zvicra e quajtur Lina.

Kjo e fundit ka një profil që ndiqet nga fare pak persona në Instagram por në të, shkronja T nuk mungon, si për të konfirmuar romancën me Jetullahun.

Tashmë na mbetet vetëm të presim se kur do e bëjë çifti lidhjen publike.


Shtuar 4.09.2020 06:40