I iku të ëmës nga duart, makina përplas 4 vjeçarin

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë ku një makinë ka përplasur një të mitrut.

Mjeti tip “Peugeot 207” ka goditur një fëmijë rreth moshës 4 vjeçare, i cili ishte duke luajtur në afërsi të rrugës me patina dhe i ka ikur mamasë nga duart.

Fatmirësisht fëmija është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, që ka nisur edhe hetimet për aksidentin e ndodhur.


Shtuar 7.01.2020 12:38