Kamioni përplaset makinën në Vlorë

Pak pasi një fëmijë 4 vjeçar u përplas nga një auotmjet një tjetër aksident ka ndodhur në qytetin e Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, në rrethrrotullimin e Transballkanikes në Vlorë, një kamion është përplasur me një autoveturë.

Për fat të mirë nuk ka të lënduar, por pasagjerja e makinës ka ngelur e bllokuar brenda në makinë nga kamioni i cili e ka përplasur.

Policia ka mbërritur në vendngjarje ku po heton shkaqet e aksidentit. /albeu.com/


Shtuar 7.01.2020 12:37