Gjendet një makinë e djegur në Shkodër, dyshohet se u përdor në ngjarje kriminale

Një makinë është gjetur e djegur ditën e sotme në rezervuarin e Shtodrit, 4 km larg qytetit të Shkodrës. Dyshohet se mjeti është përdorur në vepra kriminale.

Ndërkohë nga ana e policisë, nuk ka ende detaje lidhur me mjetin e djegur.

Kujtojmë se Shkodra është prej kohësh një prej qyteteve më problematike sa i takon ngjarjeve kriminale, ku bandat lajnë hesapet mes tyre.


Shtuar 18.09.2020 11:36