Fluks i madh në portin e Vlorës, tragetet nisen me vonesë

Festat ikën dhe tashmë emigrantët shqiptarë kanë nisur të kthehen nëpër shtëpitë e tyre.

1500 pasagjerë, 20 autobusa, dhe 100 automjete janë nisur nga Porti i Vlorës me dy tragete këtë të shtunë në drejtim të Brindisit të Italisë.

Edhe pse është punuar me tetë sportele, vonesat kanë qenë të pashmangshme.

“Kemi 1 orë e gjysmë që presim. Na kanë thënë që do niset në prën 6.30 trageti. Lodhje e madhe…”, thonë udhëtarët.

Emigrantët që kanë kaluar festat në Shqipëri ankohen për radhët.

“Kemi pritur, do presim. Inshallah kemi kohë të mirë dhe na ecën rruga, herën e kaluar mbeti trageti në mes të detit”.

Dita e shtunë ka shënuar dhe luksin më të madh të lëvizjeve në portin e Vlorës për shkak se ditën e hënë emigrantët nisin punë në Itali.


Shtuar 4.01.2020 17:22