Çfarë po ndodh?! 2 ​shpërthime pranë ambasadës amerikane në Irak

Nga Iraku kanë raportuar hedhje raketash pranë ambasadës amerikane në Bagdad, si dhe tri të tjera te një bazë ushtarake, 80 km pranë kryeqytetit irakian, ku qëndrojnë trupat amerikane.

Të paktën dy raketa janë dëgjuar të shpërthejnë pranë ambasadës, brenda Zonës së Gjelbër, e cila mbahet nën kontroll të rreptë sigurie, sipas Sky News Arabia.

Tri raketa të tjera mendohet se janë hedhur në Bazën Ajrore Balad, ku ndodhen trupat amerikane, 80 km në veri të qytetit, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Nuk ka pasur raportime për të lënduar.


Shtuar 4.01.2020 18:09