Interi janë gati për ta shitur Matteo Politanos këtë muaj, duke e vlerësuar sulmuesin anësorë 25 milionë euro
Sipas Corriere della Sera, Politano ka vuajtur për të pasur minuta nën urdhrat e Antonio Contes këtë sezon.
Ai ka startuar vetëm dy herë këtë sezon dhe kjo ka ndodhur në muajin shtator.
Ish klubi i tij Roma besohet se janë të interesuar për 26 vjeçarin, por për ta blerë atë ata duhet të shesin Cengiz Under për të pasur fond për ta blerë Politanon.