Caktohet drejtuesi i përkohshëm i Prokurorisë së Apelit në Gjirokatër

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë është caktuar drejtuesi i përkohshëm i Prokurorisë së Apelit Gjirokastër.

Gazetarja Glidona Daci, bën me dije për abcnews.al se është miratuar me 10 vota pro projektakti “Për caktimin e përkohshëm të Gjon Fusha në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Gjirokastër” per një periudhë 3 mujore.

Aktualisht Fusha është caktuar përkohësisht në këtë pozicion në 8 korrik 2019 pasi KPK ka shkarkuar nga detyra subjekti i rivlerësimit Alfred Agolli, Drejtues së Prokurorise së Apelit Gjirokastër.


Shtuar 15.01.2020 10:26