Berisha reagon për mësuesin turk: Rekord i zi për Shqipërinë!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me një postim në rrjetin social Facebook në lidhje me deportimin e mësuesit turk, Harun Celik në Turqi.

Sipas tij, ky është një rekord tjetër i zi për Shqipërinë.

Postimi i plotë

Kartolina e zeze e Edvin Kristaq Zuzarit per vendet anetare te OSBE!

Edvin Kristaq Zuzari inauguroi kryesimimin e OSBE me urdherin e ekstradimit antiligjor te shtetasit turk.

Te dashur miq, dhunimi i konventave nderkombetare dhe kushtetutes dhe ligjeve te vendit me ekstradimin mafioz zuzar dje te shtetasit turk Harun Celik, eshte kartolina e zeze e vitit te Ri qe Edvin Kristaq Zuzari ju dergon si kryetar i rradhes vendeve anetare te OSBE.

Nje akt te tille te turpshem, poshterues per nje vend te lire nuk mund ta beje kurre nje shtet apo shtetar i nje vendi te lire. Kete e bejne vetem shtete dhe shtetare birbo zuzare si Edvin Kristaq Zuzari ne Tirane dhe Miladin Zuzari ne Prishtine.

Akti i rrembimit te nje qytetari qe e ke mbajtur ne burg dhe sapo e nxjerr nga burgu e paketon dhunshem me nje procedure rrembimi qe dhunon ligjet dhe konventat nderkombetare te firmosura nga Shqiperia dhe kushtetuten, ligjet, procedurat e vendit, lirite dhe te drejtat njerezore te parashikuara per keto raste nga Edvin Kristaq Zuzari dhe narkoqeveria e tij, jane nje apel i fuqishem per OSBE, OKB, KE, Kongresin e SHBA, Parlamentin Europian per te ndeshkuar ne menyre shembullore kete narkobandit dhe narkoqeverine e tij qe nuk njeh ligj as moral.

Une kam denuar me ashpersine me te madhe grushtin e shtetit kunder qeverise se ligjshme te Turqise madje edhe qendrimin nderkombetar si te hutuar ndaj ketij grushti dhe mbeshtes te drejten e Turqise per te ndeshkuar autoret dhe pjesmarresit e aktit antikushtetues.

Por denoj me ashpersine me te madhe çdo akt dhe veprim qe kryhet ne kundershtim te hapur me ligjet dhe konventat nderkombetare dhe ligjet e vendit. Shqiperia e shnderruar ne delen e zeze te Europes, nisi vitin e Ri duke shenuar nje rekord tjeter te zi ne historine e saj. sb


Shtuar 2.01.2020 14:10