Autoritetet në alarm për shtimin e rasteve të reja, a do rikthehet shtetrrethimi?

Duket sikur në vend po shpërthen vala e dytë e koronavirusitm pasi vetëm në dy ditët e fundit janë regjistruar 78 raste të reja.

Lidhur me këtë situatë, ditën e sotme në orën 15:00 pritet të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve për të vendosur masa në parandalimin e mëtejshëm të koronavirusit.

Dje mjekët e Shërbimit Infektiv, u kanë bërë apel qytetarëve që të vijojnë të respektojnë distancimin social dhe masat e higjienës vetjake, në mënyrë që të minimizojnë rrezikun nga COVID19.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë në deklaratën zyrtare të dje për situatën nga CoVid-19, tha se: Kjo situatë nuk ishte kaq e papritshme për shkak të grumbullimeve masive që kanë ndodhur ditët e fundit.


Shtuar 10.06.2020 08:20