Atentati pas mesnate, çfarë tha 22 vjeçari në polici për autorin që e qëlloi

Një plagosje nme armë zjarri ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kongresi i Elbasanit, ku ka mbetur i plagosur 22 vjeçari Kei Piku.

Breshëria e plumbave është shkëmbyer mes personave të armatosur që ndodheshin në dy makina të ndryshme. Teksa makinat ishin në lëvizje personat kanë hapur zjarr kundër njëri-tjetrit duke lënë të plagosur të riun.

Njëkohësisht vijon administrimi i çdo prove sado të vlefshme që çon në zbardhjen e ngjarjes. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Vijon krehja e zonës dhe nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se nuk ka pasur shkëmbim me armë zjarri mes palëve.

Ndërkohë i riu ka thënë në polici se e qëlloi një person që nuk e njihte. /albeu.com/


Shtuar 16.01.2020 09:17