“Tmerri” i dyqaneve elektronike, kamerat nxjerrin zbuluar vjedhjen “huq” të të riut (VIDEO)

policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor i koduar “Lenovo”, duke i dhënë fund vjedhjeve të 34 vjeccarit në kryeqytet.

E. C., 34 vjeç, banues në Tiranë rezulton autor i dyshuar i tri rasteve të vjedhjes së pajisjeve elektronike në dyqane të ndryshme të kryeqytetit.

Bazuar në provat e grumbulluara, informacionet e mara në rrugë operative dhe veprimeve hetimore të kryera, specialistët për parandalimin dhe hetimin e krimit bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të tri rasteve të vjedhjes së pajisjeve elektronike (laptop) nga ky shtetas, në dyqane të ndryshme të kryeqytetit, konkretisht:

• Më datë 30.12.2019 ka vjedhur një laptop, në dyqanin e një qendre tregtare;

• Më datë 10.01.2020 ka vjedhur një laptop, në një dyqan në rrugën “Luigj Gurakuqi“;

• Më datë 13.01.2020 ka vjedhur një laptop, në një dyqan në Rrugën e Durrësit;

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.


Shtuar 16.01.2020 09:18